Lajme

14 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 10 November 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 17 persona nga ky virus.

“ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Advertisement-

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës.

Deri më sot 744.671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.696 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.483.

Në total numri i rasteve aktive është 444”, bëhet e ditur në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera