13 shtete të ndaluara për kosovarët
Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 03 January 2023
Kosovarët e kanë të ndaluar hyrjen në Indi e Rusi. Ndalesa të njëjta kanë edhe 11 shtete të tjera ku nuk mund të shkohet me pasaportën e republikës më të re të Evropës, e as të kalohet tranzit nëpër territorin e tyre. Këtë e ka konfirmuar Adem Sopaj, pas gati 7 muaj hulumtimi të listës me rreth 200 shtete të botës ku mund dhe nuk mund të udhëtohet.
“Ato të dhëna i kam marrë duke ju shkruar e-mail ministrive të ndryshme të botës, i kam shkruar ekipeve teknike të portaleve e-visa, duke i pyetur se a gjendet shteti i Kosovës në portalet e tyre, shumë të dhëna i kam marrë edhe prej shokëve e të afërmeve që kanë udhëtuar në ato vende” tha i riu nga Ferizaj.
Ai tregoi se pati raste kur mori përgjigje brenda pak orësh e kishte edhe të atilla që nuk kthyen fare.
“Shtete që më kanë kthy përgjigje më së shpejti kanë qenë të lindjes së mesme, të Afrikës Veriore, por ka pasur edhe shtete që nuk janë përgjigje që më është dashtë vetë ta zbuloj, si India” u shpreh tutje Sopaj.
Kështu i rezultoi që në 68 shtete mund të udhëtohet me vizë elektronike, me marrjen e saj në mbërritje, apo pa vizë fare. Ka edhe shtete, jashtë kontinentin të Evropës, që nuk e kanë njohur Kosovën, por që lejojnë hyrjen në territorin e tyre me vizë Schengen apo te Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Derisa tregon se cili ishte qëllimi i hulumtimit.
“Si atdhedashuri ndaj vendit tim, të ju tregoj që pasaporta jonë ka vlerë, edhe pse të vogël në krahasim me rajonin, por relativisht mesatare në krahasim e botën”.
Të dhënat që Sopaj i posedon nuk gjenden në webfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, andaj ky ia dërgoi ato këtij dikasteri të hënën dhe është në pritje të një përgjigje. Derisa është duke punuar që ta përditësojë listën edhe me disa shtete që konsiderohen zona të rrezikshme për udhëtim.
Të tjera
-
Studenti i UP-së, Lir Hoxhaj, pjesë e stafit akademik të Imperial College London
Studenti Lir Hoxhaj ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin e Ekonomis...
-
SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Presidenti amerikan, Donald Trump të martën tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga K...
-
PZAP gjobit sërish VV-në, kësaj radhe për takimin e Kurtit me një hoxhë
Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur sërish nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe...
-
Rritet çmimi i mazutit në Maqedoni
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve t...
-
Rafuna: E gjithë Prishtina tashmë është e kaltërt
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 45, Jeta R...
-
Arrijnë në Kosovë fletëvotimet për zgjedhjet e 9 shkurtit
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se janë shtypur 1,752,650 fletëvot...
-
AAK-ja nënshkruan zotimin për përfshirje të çështjeve për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nënshkroi deklaratën e zotimit, që në prakti...
-
Dyshohet se janë gjetur eshtra të një njeriu brenda një veture të djegur në Podujevë
Dyshohet se eshtrat e një njeriu janë gjetur brenda një veturë të djegur në P...
-
Arrestohet një person në Kosovë, dyshohet që komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së
Policia e Kosovës dhe autoritetet e një shteti të BE-së kanë arrestuar një pe...
-
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Podujevë, nuk arrestuan të dyshuarit e përfshirë në një përleshje
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve pol...
-
47 mijë mërgimtarë votojnë të shtunën në ambasada e konsullata më 8 shkurt
Mërgimtarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore e të cilët janë...
-
Ushtarët e KFOR-it turk patrullojnë në pjesën veriore
Ushtarët turq, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-...