Lajme

13 raste të reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 28 December 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 dhe janë raportuar edhe 13 raste të reja me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.016.

-Advertisement-

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

28 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 967 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.666.180 doza të vaksinës.

Deri më sot 780.596 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.628 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.016.

Në total numri i rasteve aktive është 350.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera