Lajme

13 fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 07 April 2022

13 fshatra në rajonin e Gjakovës kanë mbetur pa ujë të pijshëm për shkak të një defekti në gypin kryesor furnizues për linjën e Prizrenit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se bëhet fjalë për fshtrat: Fortesë, Celinë, Krushë e Madhe, Nagavc, Hoqë e Vogël, Krushë e Vogël, Randobravë, Piranë, Retijë, Breg-Drini, Krajkë, Zymë dhe Shengjergj.

“Ju informojmë se për shkak të paraqitjes së defektit në gypin kryesor furnizues Ø 350, për linjën e Prizrenit, jemi detyruar të ndalim furnizimin me ujë për këto fshatra”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

-Advertisement-

Siç bëhet e ditur, pas marrjes së informatës rreth paraqitjes së defektit, ekipi teknik, Njësia Prizren, janë paraqitur menjëherë në teren për organizim të punimeve dhe sanim të defektit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera