Lajme

120 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 21 February 2022

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit 19-të, ishte Haxhi Zeka.

Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotët e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri i të cilit u bë i njohur sidomos kur formoj Lidhjen “Besa-Besë” të Pejës, i mbajtur në vitin 1889.

Haxhi Zeka u vra më 21 shkurtit 1902, derisa po shkonte nga ndërtesa qeveritare në Pejë në drejtim të Urës së Gurit, u qëllua për vdekje nga Adem Zajmi, i cili i kishte zënë pritë me disa persona tjerë.

-Advertisement-

Ka pasur disa variante të shkrimeve që flasin për qëllimin e vrasjes së Haxhi Zekës.

Disa kronika të kohë shkruajnë se Adem Mehmet Zajmi e vrau se ishte i paguar nga Beogradi dhe Stambolli, kurse disa tjerë Zajmin e paraqesin si një bandit, por që kishte pozitë në ushtrinë turke të kohës/KP.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera