110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë sërish bën bashkë Qeveritë dhe Kuvendin e Kosovës e të Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 22 November 2022
Edhe këtë vit për nder të 28 nëntorit, ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, qeveria dhe Kuvendi i Kosovës dhe ai shqiptar do të bëhen bashkë në një mbledhje të përbashkët.
Këtë e ka bërë të ditur, Qemal Minxhozi, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, i cili tha se kjo mbledhje do të mbahet me 27 nëntor.
Kjo mbledhje solemne siç e quajti Minxhozi do mbahet në shenjë përkujtimi të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan Gazeta Infokus.
Minxhozi po ashtu për Radio Kosovën ka thënë se s’ka shumë detaje për të dhënë në lidhje me këtë mbledhje pasi ende nuk ka shumë për të thënë por që sipas tij është me rëndësi se vendimet që merren mes dy qeverive të gjejnë zbatim.
“Më 27 nëntor, të dy kuvendet dhe qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, do të takohen në Tiranë, për të mbajtur një mbledhje solemne për të përkujtuar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për Radio Kosovën, ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi”, ka thënë ai.
Ai mbledhjet e tilla i ka quajtur element i rëndësishëm në dhënien e efekteve për bashkëpunime të mëtutjeshme në mes të dy vendeve.
I pyetur si e komenton gjendjen e shqiptarëve në Ballkan në 110 vite pavarësi, Minxhozi tha se shqiptarët janë më të bashkuar se asnjëherë më parë pas bashkëpunimit në mes të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë por edhe asaj të Maqedonisë.
“Shqiptarët i gjen më të bashkuar se herë të tjera do thosha, sepse janë disa arritje sidomos në bashkëpunimin ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë, por edhe Shqipëri e Maqedoni e Veriut, në qeverinë e së cilës sot, faktori shqiptar është një element shumë i rëndësishëm”, ka deklaruar ambasadori.
Minxhozi dha detaje edhe për projektin kryesor të përbashkët për këtë vit që është hekurudha Prishtinë – Durrës.
“Ajo që është më e prekshmja, është fillimi i studimit të fizibilitetit të hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën. Kjo është një arritje shumë interesante, janë caktuar edhe fondet dhe shpresojmë që në fund të vitit të ardhshëm projekti të jetë i përfunduar edhe urojmë që të jemi gati për të përuruar fillimin e punimeve. Besoj që është një ndër shtyllat kryesore të këtij bashkëpunimi gjatë këtij viti”, shpalosi detajet për projektin në fjalë.
Ndërkaq sa i përket leje qëndrimeve që u lëshohen shtetasve në Kosovë e Shqipëri nga njëra tjetra ai e cilëson si “schengen” të arritur në mënyrën më të mirë.
“Në njëfarë mënyre është arritur ai shëngeni mes nesh në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha në lidhje me leje qëndrimet Minxhozi.
E natyrisht që ambasadori nuk ka lënë pa përmendur edhe abetaren e përbashkët Kosovë – Shqipëri si një të arritur të përbashkët në mes të dy shteteve shqiptare.
“Natyrisht, edhe në fusha të tjera, atë të arsimit kemi Abetaren e përbashkët”, tha Minxhozi duke e cilësuar si fushë tjetër të rëndësishme bashkëpunimi.
Një temë tjetër që u diskutua nga ambasadori shqiptar është edhe kriza me energjinë në rajon. Ai foli edhe për mundësinë që Shqipëria të ketë Kosovën partner të vetëm energjetik.
“Gjithsesi, ajo që është e rëndësishme, është hedhur një bazë shumë e rëndësishme, që në kohët kur ne do kemi mundësi për të eksportuar energji elektrike, partneri ynë kryesor do të jetë Kosova”, tha ai për këtë fushë.
Ai ka komentuar edhe procesin për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin në BE duke e quajtur proces të vonuar e që kërkon maturi e vizion, ”Bota ka ndryshuar të ndryshojmë dhe ne”.
Krejt në fund Minxhozi foli edhe për Gjykatën Speciale, e cila sipas tij është duke bërë akuza të pa baza për ish krerët e UÇK-së .
“Kuvendi i Shqipërisë, miratoi sivjet një rezolutë kundër akuzave për trafik organesh në Kosovë dhe Shqipëri, gjatë luftës në Kosovë, tani në kohën që asgjë nuk është provuar, tregojnë falsitetin e të gjitha akuzave që ngrihen për drejtuesit kryesorë të UÇK-së”, tha Minxhozi par Gjykatën Speciale./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Besnik Tahiri liston arsyet se pse AAK po kërkon ballëhapur votën e qytetarëve me 9 shkurt
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka r...
-
KQZ tregon se në përfaqësi diplomatike mund të votojnë vetëm 20,324 shtetasit që janë regjisturar paraprakisht
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se shtetasit e Kosovës që nuk janë ...
-
Mediumi amerikan publikon një listë të personave me urdhër largimi nga SHBA’ja, 118 kosovarë pjesë e saj
Mediumi amerikan publikon një listë të personave me urdhër largimi nga SHBA’j...
-
Haradinaj pret mërgimtarët që po vijnë për të votuar: Diaspora e do një Kosovë që fiton, krenar me ju
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj ka thënë se po pret grupet e...
-
Projeksioni i Shenoll Muharremit për zgjedhjet: VV-ja 35%, PDK-ja 22.5%, LDK-ja 21.65%, AAK-ja 9.94%
Njohësi i statistikave, Shenoll Muharremi, ka publikuar projeksionin përfundi...
-
Gjendet i vdẹkur në mal personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, Policia arreston një të dyshuar për vrạsjen e tij
Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet L.F, i cili dyshohet p...
-
Bekteshi fton qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së – Të gjitha rrugët na sjellin në ringritjen më të madhe të djathtë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër ...
-
Iu vazhdohet paraburgimi edhe nga dy muaj tjerë pesë të dyshuarve për rastin e vrạsjes në Aktash
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për n...
-
Studenti i UP-së, Lir Hoxhaj, pjesë e stafit akademik të Imperial College London
Studenti Lir Hoxhaj ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin e Ekonomis...
-
SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Presidenti amerikan, Donald Trump të martën tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga K...
-
PZAP gjobit sërish VV-në, kësaj radhe për takimin e Kurtit me një hoxhë
Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur sërish nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe...
-
Rritet çmimi i mazutit në Maqedoni
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve t...