Lajme

105-shi i PDK-së, Erna Murturi: “Nuk kandidoj vetem per nje ulëse, por per zërin e çdo gruaje dhe vajze”

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 06 June 2026

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Erna Murturi, ka publikuar një video-mesazh në të cilin ka folur për rolin e grave në shoqëri dhe rëndësinë e përfaqësimit të tyre në vendimmarrje.

Në mesazhin e saj, Murturi thekson se ka momente kur qytetarët nuk vendosin vetëm për të ardhmen e tyre, por edhe për brezat që do të vijnë pas tyre, duke e cilësuar periudhën aktuale si një moment të tillë për Kosovën.

Ajo ka vlerësuar kontributin e grave në ndërtimin e shoqërisë, duke thënë se ato kanë mbajtur familje, kanë edukuar breza, kanë ndërtuar biznese dhe kanë shërbyer me dinjitet në institucione, duke dëshmuar se lidershipi përcaktohet nga karakteri, vizioni dhe puna.

-Advertisement-

“Për shumë kohë, shumë gra kanë pasur më pak hapësirë sesa kanë merituar, jo për mungesë diturie apo guximi, por për mungesë mundësish. Sot themi mjaft”, ka deklaruar Murturi.

Ajo ka theksuar se kandidatura e saj nuk lidhet vetëm me një ulëse në Kuvend, por me përfaqësimin e grave dhe vajzave në proceset vendimmarrëse.

“Unë, Erna Murturi, nuk kandidoj vetëm për një ulëse në Kuvend. Kandidoj që zëri i çdo vajze, gruaje dhe nëne të ketë vendin që meriton në vendimmarrje. Sepse inteligjenca, përgjegjësia dhe përsosmëria nuk kanë gjini. Një komb që nuk dëgjon gratë e tij, humb gjysmën e potencialit të vet”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 7 qershorit, qytetarët mund ta gjejnë Erna Murturin me numrin 105 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy