Sport

100 pikë në një vit, kjo është skuadra më e mirë në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 25 November 2017

Të dielën, në ora 15:00, Napoli do të luajë në fushën e Udineses.

“Axurrët” do të luajnë në “Dacia Arena” një vit pas sfidës të zhvilluar atje sezonin e kaluar, ndeshje që ishte mbyllur me rezultatin 2-1 për miqtë, falë një dygolëshi të Lorenzo Insigne.

Nga ai takim skuadra e Sarrit (nga ndeshja me Udinesen në atë me Udinesen), ka koleksionuar plot 100 pikë, një rendiment i pakrahasueshëm në Evropë.

Një statistikë mbresëlënëse kjo e arritur falë 31 fitoreve në 39 ndeshje të luajtura, me 7 barazime dhe vetëm një humbje, atë të pësuar në shtëpinë e Atalantas shkurtin e kaluar. 106 gola të shënuar dhe 35 të pësuar. 100 pikë në 39 ndeshje, 8 më shumë se Juventus.

-Advertisement-

Në 13 ndeshjet e para të këtij sezoni, skuadra e Sarrit ka lënë rrugës vetëm 4 pikë në dy ndeshjet e barazuar me Chievo dhe Inter, duke grumbulluar 35 pikë nga 39 që ka pasur në dispozicion dhe duke kryesuar me meritë kampionatin.

Askush nuk ka bërë më mirë se Napoli në Evropë që nga nëntori i 2016-ës deri në nëntorin e 2017-ës.

100 pikët e fituara në 39 ndeshje janë një rekord evropian. Mjafton të mendosh se Barcelona, në të njëjtin hark kohor ka grumbulluar 99 pikë, më pas vijnë Monaco (98), PSG (98), Chelsea (93), Juventus (92) Real Madrid (90).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera