Lajme

10-vjeçari merr hashash në shkollë, shoku i klasës e “spiunon” te mësuesja

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 27 January 2021

Një 10-vjeçar në zonën e Alessios pranë Savonës është raportuar se kishte marrë lëndë narkotike me vete në shkollë.

Shërbimet sociale e kishin gjetur brenda në çantën e tij të shkollës dhe çështja u raportua në gjykatën e të miturve.

Ai e nxori drogën nga çanta dhe ia tregoi shokëve të tij të klasës në shkollën fillore, shkruajnë mediat italiane. Qëllimi i tij ishte t’i bënte përshtypje miqve të tij, por nuk i shkuan planet ashtu siç i kishte menduar.

-Advertisement-

Një prej nxënësve e raportoi incidentin tek mësuesja, e cila më pas njoftoi policinë. Oficerët gjetën hashashin në mes të librave, ndërsa djali filloi të qante.

Kanë nisur hetimet për të zbuluar se prej kujt e kishte siguruar lëndën narkotike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera