10 transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit, Neymar vijon të mbajë fronin
Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 01 July 2022
Merkato verore është në orët e para, por klubet kanë filluar të lëvizin me shpejtësi, kjo për shkak se, kampionatet këtë vit do të nisin shumë më shpejtë për shkak të Kupës së Botës.
Transferimet e bujshme nuk kanë munguar, me Manchester City që transferoi në “ishull” Erling Haaland nga Borussia Dortmund, Darwin Nunez nga Benfica te Liverpool apo rikthimi i Romelu Lukakut te Inter.
Gjithsesi, pavarësisht këtyre lëvizjeve apo emrave, merkato e këtij vitit duket shumë larg “rekordeve” të frikshme të vendosura vite më parë. Natyrisht në këtë aspekt kanë ndikuar shumë faktor, ku më kryesori është ndikimi i drejtpërdrejtë i pandemisë Covid-19.
Por kush janë 10 transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit deri më sot?
Lista kryesohet nga Neymar, i cili verën e vitit 2017 la Barcelonën për Paris Saint-Germain, me francezët që tronditën të gjithë me këtë transferim që preku shifrën totale të 222 milionë eurove. I dyti në listë është përsëri një shpenzim i kampionëve të Francës, Kylian Mbappe i cili u transferua në Paris nga Monaco për shumën totale, 180 milionë euro.
Podiumi plotësohet me Joao Felix. Portugezi u transferua te Atletico Madrid verën e vitit 2019 për 126 milionë euro, shumë e cila u arkëtua nga Benfica. Në vendin e katërt është Coutinho nga Liverpool te Barcelona, me katalanasit që shpenzuan 160 milionë euro, ndërsa në vendin e pestë renditet Griezmann për vlerën e 120 milionë eurove nga Atletico te Madrid te Barcelona.
Vitin e kaluar, në merkaton e vërës 2021 transferimi rekord ishte blerja e Jack Grealish nga Man. City, me “Citizens” që shpenzuan 117 milionë ero te Aston Villa, për momentin transferimi i 6 më i shtrenjtë në histori. Po ashtu, vitin e kaluar një tjetër goditje ishte transferimi i Lukakut nga Inter te Chelsea për shumën e 115 milionë eurove.
Më pas renditen, Dembele nga Dortmund te Barcelona për 105 milionë euro, Pogba nga Juventus nga United për shumën e 105 milionë eurove dhe në fund, në vendin e 10-të, Gareth Bale në vitin 2013, nga Tottenham te Real Madrid, me madrilenët të cilët depozituan në arkat e londinezëve 100.8 milionë euro.
Të tjera
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...