10 superushqimet që nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj
Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 08 October 2021
Termi “superushqime”është relativisht i ri, megjithëse përshkruan një paketë vlerash për organizmin. Sipas nutricionistëve, i referohet ushqimeve me bazë bimore të cilat janë të mbushura me vitamina, minerale, antioksidantë dhe shumë pak kalori. Këto janë disa nga arsyet përse këto ushqime rekomandohen të përfshihen nga të gjithë në dietën e përditshme ushqimore.
Nëse nuk keni dëgjuar më parë për superushqimet, në këtë artikull po listojnë disa prej tyre. E veçanta e këtyre ushqimeve është se nuk përmbajnë gluten e mund të konsumohen edhe nga personat intelorantë ndaj tij.
Farat e Amaranthit
Të pasura me fibra dhe kalcium ndihmojnë në ndërtimin e kockave të forta dhe ulin peshën trupore, farat e Amaranthit janë të parat në listën tonë të superushqimeve. Kjo bimë është e pasur me antiokasidantë të cilët luftojnë radikalet e lira, parandalojnë plakjen, hipertensionin, diabetin dhe ndikojnë në uljen e kolesterolit. Farat janë më të vogla se ato të susamit dhe lëshojnë një aromë të veçantë e karakteristike kur gatuhen. Ato mund t’i konsumoni në mëngjes shoqëruar me qumësht dhe fruta ose si pjatë kryesore sallate apo supë.
Farat Kinoa
Padyshim shumë të përhapura 2 vitet e fundit edhe në kuzhinën shqiptare. Farat e kinoas gjithashtu konsiderohen një superushqim. Janë një nga burimet më të mira të proteinës që nuk vjen nga mishi. Në vetëm një racion kinoa mund të përfitoni 14-16 gramë proteinë dhe aminoacide të cilat ndihmojnë në zhvillimin e muskujve të shëndetshëm. Kokrrat e vogla të kinoas nuk përmbajnë gluten dhe mund të përdoren çdo ditë edhe nëse jeni në regjime ushqimore strikte. Mënyra më e mirë për ta shijuar këtë fare është kur e përzieni me perime dhe e konsumoni në formën e sallatës.
Farat e Melit
Meli është një drith i veçantë i cili lufton plakjen, ndihmon sistemin nervor, forcon kockat, parandalon sëmundjet kardiake dhe zvogëlon rrezikun e prekjes nga diabeti. Njihet si një nga ushqimet më pak alergjike që egzistojnë në botë dhe që treten shumë lehtë. Kjo e bën melin një superushqim që mund ta konsumojnë thuajse të gjithë, pavasisht gjendjes shëndetësore.
Farat e Linit
Me siguri keni dëgjuar dhe i keni përdorur edhe më parë farat e linit dhe sot mund t’i quani superushqime. Jo më kot konsiderohen si një “fabrikë vlerash” për organizmin, pasi përmbajnë shumë yndyrna të shëndetshme omega-3, antioksidantë fitokimik, vitamina dhe minerale. Ekspertë te ushqimit shpjegojnë se, farat e linit është mirë t’i shtypni para se t’i konsumoni pasi janë më të lehta për stomakun.
Hikrra
E dini se një nga ushqimet më të përdorura në vendet e ftohta si Rusia dhe Polonia? Kjo për shkak se ju ngopin shpejt dhe dhurojnë shumë energji. Farat e hikrrës në vendin tonë nuk mund të gjenden kudo. Hikrra ka më shumë proteina të tretshme se çdo lloj orizi, drithi apo misri. E pasur me dy nga aminoacidet më të rëndësishme për organizmin siç janë lisina dhe arginine që largojnë stresin dhe ndihmojnë me prodhimin e kolagjenit.
Farat Chia
Farat Chia mund t’i konsumoni çdo ditë duke parandaluar rrezikun e shfaqjes së shumë sëmundjeve. Pas konsumimit të këtyre farave, niveli i sheqerit në gjak do të ulet teksa zbusni oreksin dhe largoni sëmundjet e zemrës. Për të luftuar rrezikun e inflamacionit të organizmit tuaj, shtoni një lugë çaji me fara chia çdo mëngjes tek kosi bashkë me superushqime të tjera që listuam më lart. Me to gjithashtu mund të përgatisni receta sallte, qofte, puding apo reçel.
4 pluhurat e shëndetit të mirë
Në të gjithë morinë e superushqimeve që listuam për ju, nuk mund të mungojnë edhe pluhurat për receta, çaj apo pije të ndryshme.
Pluhur i Turmerikut
Ndoshta një nga erëzat më të njohura të Indisë me ngjyrë portokalli të ndezur dhe aromë karakteristike. Përdorimet e tij fillojnë që nga përgatitja e recetave, çajit deri tek trajtimet e lëkurës apo flokëve. E veçanta e turmerikut është se lufton menjëherë inflamacionin për shkak të prezencës së lartë të kurkuminës.
Pluhuri i Xhinxherit
E dini se xhinxherin mund ta përdorni edhe në formën e pluhurit? Në këtë mënyrë keni më shumë komoditet në kuzhinë dhe jeni gjithnjë të sigurtë për masat. Vetitë e këtij pluhuri nisin që nga ato antibakteriale deri tek stimulimi i tretjes e rritja e sistemit imunitar.
Pluhuri Maca
Pluhuri maca përfitohet nga bima po me të njejtin emër e cila hyn në familjen e rrepave. Është një nga trajtimet më të mir anatyrale për balancimin e hormoneve, djegien e kalorive dhe forcimin e kockave.
Çaj Matcha
Çaji matcha konsiderohet një superushqim për shkak të vlerave të mëdha që i ofron organizmit. Ky pluhur jeshil me origjinë nga Azia, mund të konsumohet çdo ditë në formën e çajit pasi ju ndihmon të përfitoni antioksidantë dhe të humbsini shpejt në peshë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...