10 gjërat që assesi nuk duhet t’i bëni në një dasmë shqiptare
Autori: Gazeta inFokus
13:47 | 21 August 2017
Shumica e dasmave ditëve e sotshme janë duke u organizuar në restaurant, e në këto organizime ekziston një “protokoll” i caktuar të cilin duhet ndjekur.
Nëse jeni të ftuar në një dasmë ka disa gjëra që duhet bërë, por ka edhe më shumë gjëra të cilat nuk duhet bërë sepse mund të jetë keq për imazhin tuaj personal.
Telegrafi i ka përpiluar 10 gjërat të cilat gjatë këtij vitit kanë ndodhur në disa dasma të organizuara në Kosovës, e nga të cilat mund të mësoni diçka:
1. Mos e ndërroni vendin, por uluni aty ku ju kanë caktuar ftuesit.
2. Nëse ke dikë të afërt dhe dëshiron të jesh më të gjatë dasmës, keni parasysh se nuk është vendi i duhur për t’i plotësuar dëshirat personale.
3. Mos i ndani tavolinat në baza gjinore – pra në një tavolinë vetëm gratë, e në një tjetër vetëm burrat – sepse kjo nuk duhet të ndodhë në një restaurant.
4. Mos e kritiko ushqimin sepse ai është i përgatitur më parë dhe nuk ka mundësi të ndryshohet.
5. Mos i zhvendos pjatat dhe gotat nga njëra në tjetrën tavolinë, por kur e ndërron tavolinën kërko nga stafi i restaurantit që të sjell gotë të pastër, e po ashtu edhe pjatë, shkruan Telegrafi.
6. Nëse dasma nuk është e juaja, atëherë mos u ngritni për t’i përshëndetur tjerët sepse vetëm mund të krijoni huti.
7. Dasma nuk është vendi i duhur për të diskutuar tema rreth punës apo çështje të ngjashme, prandaj mundësisht shmangni këto tema.
8. Kujdes me mënyrën si ushqeheni. Mundohuni t’i ndiqni rregullat e caktuara sa i përket mënyrës së ushqimit, sepse përndryshe mund të krijoni përshtypje të keqe.
9. Nëse restauranti nuk ka Wi-Fi, atëherë mos e shqetësoni stafin duke e pyetur se përse restauranti nuk ka internet. Por, edhe nëse ka Wi-Fi, mundohuni që ta përdorni atë vetë, nëse vërtet ju duhet!
10. Edhe nëse nuk dini të vallëzoni apo nuk ju pëlqen fare të vallëzoni, të paktën një herë gjatë mbrëmjes dilni për të vallëzuar sepse është mënyrë për t’i respektuar të porsamartuarit dhe familjarët e tyre!

T� tjera
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...
-
Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar lojën më virale të momentit, GTA 6...
-
Greva në Belgjikë, nesër pritet të ketë ndërprerje të fluturimeve
Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë p...
-
Djali i Dautit e Kadriut bashkë me shokë bëjnë një dedikim të veçantë për Jakup Krasniqin
Djemtë e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë një dedi...
-
Në Llapushnik të Drenasit zbulohen bustet e tri figurave të mëdha kombëtare
Sot në Llapushnik të Drenasit janë zbuluar bustet e Pjetër Bogdanit, Gjergj K...
-
Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit
Qeveria e Kosovës ka përkujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke ...
-
NATO mblidhet të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga objektet ruse
Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të hënën për të disku...
-
“Prishtina Parking” rikthehet me çmime më të larta, qytetarët kundërshtojnë rritjen e tarifave
Rikthimi i ndërmarrjes “Prishtina Parking” në kryeqytet pritet të bëhet me rr...
-
Sadiku kritikon Kurtin për situatën energjetike: Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar Q...
-
Hykmete Bajrami kërkon përgjigje publike nga ZRRE për licencën e kompanisë EFT
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për ...
-
Dita e Alfabetit, Haxhiu: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu përkujtoi 22 nëntorin e vitit 1908, ku...
-
“Të jeni gjenerata e fundit që lindni në luftë”, mesazhi prekës i Hashim Thaçit i vitit 2018 që u publikua sërish
Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në profilin e ...

































