Ekonomi

1 maji i të papunëve

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 01 May 2018

Ditën e punëtorëve, në Kosovë e festuan 156 mijë të papunë. Pjesa më e madhe e tyre, nuk kanë as shpresë se një ditë do të gjejnë një vend pune.

Të gjithë këta, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës përbejnë 30 për qind të shkallës së të papunëve në Kosovë, shkruan Infokusi.

Ndërkaq, 248 mijë veta të tjerë kanë një vend pune pune. Në përgjithësi, nga 1.8 milionë banorë sa ka vendi, statistikat tregojnë se vetëm 357,095 persona janë të aftë dhe të gatshëm për punë.

-Advertisement-

Lexo edhe: Kosovarët pushojnë 29 ditë në vit

Të gjithë të tjerët, ose nuk janë në moshë punë, ose kanë hequr dorë përfundimisht nga shpresa për punësim, shkruan Infokusi.

Sipas të dhënave të ASK-së, të publikuar në raportin “Anketa e Fuqisë Punëtore (AFP), viti 2017”, shkalla e papunësisë në Kosovë ka shënuar rritje.

Derisa në vitin 2016 norma e papunësisë ishte 27.5 për qind, në vitin 2017 ishte 30.5 për qind. Pra, krahasuar me vitin 2016, në vitin 2017 kemi rritje të shkallës së papunësisë me 3 për qind./Infokusi/

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy