⚽ Zyrtare: Maqedoni-Shqipëri, lajm i madh nga UEFA
Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 03 July 2017
Qyteti se ku do të zhvillohet ndeshja kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”, ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, që është programuar më 5 shtator, ende është në pikëpyetje pasi UEFA ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.
Alsat-M, ditë më parë njoftoi se UEFA, ka dhënë dritë jeshili për një pjese të madhe të stadiumit“Mladost” në Strumicë, por jo edhe për infrastrukturën dhe tribunat e saja, ky lajm vërtetohet nga koncesioneri Sllavço Vaskov – Pinda. Ai për Alsat-M, thotë se UEFA në Strumicë do zbarkojë më 25 gusht kur edhe do ta thotë fjalën e fundit se ndeshja Maqedoni – Shqipëri do luhet apo jo në Strumicë.
“Në inspektimit e fundit nga UEFA që e kishim para 10 ditëve, na është dhënë afati i fundit kur duhet stadiumi të jetë gati, jo vetëm me tribunat por me tërë infrastrukturën e nevojshme. Deri më 25 gusht, të gjitha punimet në stadiumin “Mladost” duhet të përfundojnë. Këtë ditë do kemi edhe një inspektimit i cili do jetë i fundit dhe pas tij UEFA do mer vendimin se ndeshja do të luhet apo jo në stadiumin “Mlladost””, ka deklaruar Slavço Vaskov – Pinda koncesioner i stadiumit.
Përderisa pritet që lajmi të zyrtarizohet nga FFM-ja dhe UEFA, lajmi javën e shkuar për Alsat, u konfirmuar nga zyrtarë të saj FFM-së, por edhe vetë FSHF-ja përmes një komunikate njoftoi se ndeshja do luhet në Strumicë. Për FFM-në, zhvillimi i kësaj ndeshje në Strumicë, bëhet për shkaqe sigurie, pasi siguria e tifozëve është në rend të parë. Kapaciteti momental i stadiumit Mlladost në Strumicë është 6.100 shikues, ndërsa me ndërtimin e dy tribunave ai do rriten në rreth 7.400 shikues.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...