Sport

⚽ Partizan – Botev Plovdiv, shikojeni sa do të jetë temperatura në ditën e ndeshjes (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 28 June 2017
Luhet në ditën më të nxehtë të muajit, Partizani iu bën thirrje tifozëve.

Partizani-Botev Plovdivi do të luhet nesër, në orën 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Problem në këtë takim pritet të jenë temperaturat e larta, pasi e enjtja parashikohet të jetë dita më e nxehtë e muajt qershor.

Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat gjatë ditës së nesërme pritet të shkojnë deri në 39 gradë celsius. Duke ditur se sistemi i ndriçimit të stadiumit të kryeqytetit nuk i plotëson standardet e UEFAs, takimi do të luhet pa dritat e projektorëve, por nën ndikimin e temperaturave të larta.

Pritet që në mes të dy pjesëve të ketë pushim një minutësh, në mënyrë që lojtarët të kenë mundësi të freskohen. Vapa e madhe pritet që të ketë ndikim më të madh te bullgarët.

-Advertisement-

Orari i ndeshjes nuk duket i favorshëm, por klubi ka vendosur që më mirë të luhet në kryeqytet nën temperatura të larta se sa më vonë në Elbasan, ku tifozët mund të ishin më të pakët.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Partizani u ka bërë thirrje tifozëve për mbështetje ndaj Botevit. “Ëndrra europiane po fillon… Mungesat nuk lejohen!”. Ky ishte mesazhi i përcjellë dje nga klubi për tifozët e Partizanit dy ditë para ndeshjes me bullgarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera