Sport

⚽ Kampionët e Kosovës triumfojn edhe në turneun Tirana Internacional të Shqipërisë – FOTO

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 05 July 2017

Shkolla e futbollit 2 Korriku nga Prishtina nuk ka të ndalur, raporton infokusi.com.

Kjo shkollë e futbollit e cila udhëheqet nga trajnerët me eksperiencë të madhe si Besim Adeni, Mustaf Pronaj, Labinot Haziri dhe Ardit Gashi po mahnitë të gjithë me sukseset e njëpasnjëshme.

Pas suksesit të arritur këtë stinor ku u stolisen me titullin e kampionit në grupmoshat U13 dhe U17, ata sërish kanë arritur të rrëmbejn titujtë e radhës.

-Advertisement-

Këtë herë Kampionët e Kosovës triumfuan edhe në turneun Tirana internacional të Shqipërisë  me gjeneratën 2004 me trajnerin Labinot Haziri si dhe me gjeneratën 2003 me trajner Mustaf Pronaj.

Këto janë rezultatet në Kupa e verës,  turneu Tirana Internacional të Shqipërisë.

FC  TIRANA – 2 KORRIKU  2:3

2 KORRIKU A – 2 KORRIKU B  5:0

SHQIPONJAT – 2 KORRIKU  0:2

2 KORRIKU – RINIJA   5:0

BURIMI – 2 KORRIKU   0:6

RAMIZ SADIKU – 2 KORRIKU  0:2

Në finale u takuan  2 Korriku – FC  Tirana në këtë takim fituesi u vendos pas ekzekutimit të penalltive pasi ndeshja u mbyll  1:1, pas ekzekutimit të penalltive fitues doli skuadra e 2 Korrikut  me rezultatin 5:4.

Golashënuesit më të mirë të turneut u shpallën Ardi Trshani  U-13, dhe Ardit Tahiri  U-15, ndërsa epiteti i lojtarit më të mirë i takoj Lekë Bulliqit. /Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera