Pas Fisnik Papuçit, Gjilani ‘shërbehet’ me një tjetër futbollist të Besës. Fjala është për sulmuesin, Fatih Karahoda.
Lojtari ka arritur marrëveshje me gjilanasit dhe prezantimi pritet të bëhet nesër, transmeton Gazetasheshi.com nga faqja e klubit gjilanas.
Karahoda prej vitesh ishte pjesë e Besës, teksa tani ka vendosur që kontributin e tij ta japë për ekipin e drejtuar nga Arbnor Morina.