Sport

⚽ Flet mjeku i parë i Messit: Ja si e kam ndihmuar të rritet…

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 30 June 2017

Diego Schwarztein, mjeku i parë endokrinolog që ka trajtuar futbollistin Lionel Messi për “mangësi të pjesshme të hormonit të rritjes” së tij, tha të enjten se e ka ndihmuar të rritet “la Pulga”, por mohoi çdo “ndikim” në karrierën e lojtarit më të mirë në botë.

“Në karrierën e tij të futbollit nuk kam pasur asnjë ndikim. Unë jam një mjek, që në fëmijërinë e tij e kam ndihmuar të kapërejë një problem shëndetësor, që kishte të bënte me rritjen e tij. Kjo është e gjitha. Karriera e Leos është bazuar në talentin e frikshëm, aftësinë e tij dhe në cilësitë si futbollist, – ka thënë Schwarztein.

– E kam ndihmuar atë të rritet, asgjë tjetër, jo të shkelmojë topin”. Schwarztein tha se ai nuk ka punuar direkt për Newell, ekipin ku Messi u shfaq, por në departamentin mjekësor, që klubi e kishte kontaktuar, sepse një patologji endokrinologe e zbuluar e pengonte të rritej.

-Advertisement-

“Në ato vite, ne po flasim për 1997, kam punuar afër Newell. Njëri nga pacientët ishte Lionel Messi. Bënim konsultime të zakonshme, por flisnim pak për futbollin. Në Argjentinë, ose në fazat e hershme në Barcelonë, unë e ndiqja, sepse kjo ishte një situatë që kërkonte monitorim. Ne e kemi parë njëri-tjetrin çdo dy apo tre muaj. Më vonë e kuptova se Messi ishte Messi, e kam ndjekur karrierën e tij dhe kam pasur gëzim të madh si ishte duke u bërë lojtari më i mirë në botë. Gjatë viteve e kam humbur kontaktin me vetë Messin, por jo me familjen e tij. Unë flas sidomos me Jorge, babain, i cili kalon më shumë kohë këtu në Rosario.” Leo Messi do të martohen sot në vendlindjen e tij, Rosario, me Antonela Roccuzzo, me të cilën ka dy djem, Thiago (4 vjeç) dhe Mateu (1 vjeç). “Kjo është një temë që nuk më intereson në veçanti. Eshtë një çështje private, diçka e tyre”, – tha Schwarztein.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera