Sport

⚽️Roma planifikon transferimin e dy shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 03 May 2017

Roma është një klub që i kushton shumë vëmendje të rinjve, teksa mësohet se klubi italian kërkon të afrojë dy lojtarë shqiptarë që aktivizohen në vendin fqinj.

Bëhet fjalë për Andrea Isufajn dhe Brijan Ibrahimin, të cilët po paraqiten mirë me klubet e tyre dhe Roma është gati t’i blejë ata, sikurse shkruan “Sport Ekspres”.

Isufaj po bën një sezon shumë të mirën me Kievon, duke ndjekur skuadrën e Juventusit në klasifikim në grupin e vet në kampionatin e të rinjve. Gjatë këtij sezoni sulmuesi i afruar nga Arezo ka shënuar 9 gola për skuadrën e tij.

-Advertisement-

Ndërkohë, Ibrahimi është pjesë e Breshias, teksa ka luajtur disa ndeshjen me ekipin e të rinjve, edhe pse është vetëm 16 vjeç. Shtatlarti luan në sulm dhe shihet si një element me perspektivë, madje më parë është grumbulluar edhe me Italinë U17-B.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera