Sport

⚽️Prishtina pret lirimin e Lecit, FFK-ja raportet e policisë

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 02 May 2017

Fundjava në futbollin e Kosovës nuk ka kaluar pa probleme. Një futbollist i arrestuar brenda në stadium, dy të lënduar rëndë dhe fyerje e kërcënime në drejtim të arbitrave e futbollistëve, shkruan sot Koha Ditore.

Në të vërtetë xhirot e fundit vazhdimisht sjellin tensione në futbollin kosovar. Por arrestimi i lojtarit vlerësohet të jetë risia e këtij fund-edicioni.

Është futbollisti i Prishtinës, Liridon Leci, që është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Leci është arrestuar nga Policia e Kosovës, e Rajonit të Pejës, të dielën, menjëherë pas ndeshjes që Prishtina e fitoi ndaj Besës me shifrat 2:1, që u zhvillua në kuadër të xhiros së 28-të të Vala Superligës së Kosovës.

-Advertisement-

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë. Lecit i është shqiptuar masa e mbajtjes prej 48 orësh. Ai gjendet në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, kanë njoftuar nga klubi Prishtina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera