⚽️Paramendoni situatën te Real Madrid: Ylli i ekipit e “hallakatë” skemën e Zidane
Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 20 May 2017
Gareth Bale është duke u rikthyer dalëngadalë nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen finalen të Ligës së Kampionëve, ku në Cardiff, Real Madrid përballet me Juventusin.
Por, rikthimi i uellsianit nuk është edhe shumë pozitiv që madje sipas “Diario”, edhe lojtarët nuk janë të gëzuar.
Kjo për faktin se me rikthimin e Bale, Zidane duhet ta heqë nga formacioni mesfushorin spanjoll, Isco, i cili në ndeshjet e fundit po tregon paraqitje spektakolare dhe po kombinohet shumë mirë me Cristiano Ronaldon.
Sipas “Diario”, Ronaldo, Ramos, Casemiro, Pepe e Marcelo e dëshirojnë Iscon titullar në finalen e 3 qershorit.
Vetëm Luka Modric dhe gjermani Toni Kroos janë pro Bale, për të cilin tashmë raportohet se mund të rikthehet në Premierligë, te Chelsea ose Manchester United.
Me Bale në formacion, Zidane luan lojë më ofensive dhe BBC ndihmon shumë pak mbrojtjen.
Derisa me Iscon prapa sulmuesve, Reali duket më i kompletuar me spanjollin që ndihmon shumë edhe mesfushën, pjesën më të rëndësishme në fushë.
Sido që të jetë, është Zidane ai që do të vendosë nëse Bale do të startojë apo do të inkuadrohet nga stoli.
Por tashmë një gjë është e sigurt, për Bale ajo do të jetë ndeshja e vetme që luan pas rikthimit nga lëndimi, pasi pavarësisht dëshirës së Zidane që të jetë gati për Malagan, në mënyrë që të marrë vetën, uellsiani ende nuk është stërvitur plotësisht me ekipin.
Andaj sipas gjitha gjasave, është Isco ai që do të luajë titullarë ndaj Juventusit, duke parë se luan në vazhdimësi dhe është në formë tejet të mirë./Korneri.net.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...