Sport

⚽️Mesut Ozil bën shqiponjën dykrenare (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 15 May 2017

Mesut Ozil ka bërë Shqiponjën

Ylli shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka shtyrë mesfushorin, Mesut Ozil, që ta bëjë Shqiponjë.

Foto me Ozilin duke bërë Shqiponjën është postuar nga Mustafi në rrjetet sociale.

-Advertisement-

“Po pra, ti e di si ta bësh më së miri Mesut Ozil”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Mustafi u transferua nga Valencia te Arsenali verën që lamë pas. Ai deri më tani ka shënuar 2 gola, derisa ka bërë 34 paraqitje në të gjitha garat.

Mustafi e Ozil janë shokë të ngushtë, pasi luajnë së bashku edhe te Kombëtarja e Gjermanisë, të cilët edhe kanë fituar Kupën e Botës

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera