Sport

⚽️James harron finalen e Championsit, ju ku ka shkuar në pushime (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 23 Maj 2017

James Rodriguez është duke i shijuar ditë e lira nga Zidane, pas triumfit në La Liga, ku fituan titullin e 33-të në histori të Real Madridit.

Mesfushori kolumbian ka shfrytëzuar në maksimumin pushimin e dhënë, pasi me një shok të tij është duke kaluar kohën në Ibiza.

Për dallim nga lojtarët tjerë që janë të lirë po ashtu, James ka vendosur të largohet nga Madrid, para se të kthehet në stërvitje me skuadrën, për t’u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, e cila zhvillohet më 3 qershor në Cardiff.

Zidane do të nis stërvitjet këtë të mërkurë në Valdebebas, ku prite të ketë edhe Jamesin, i cili prite të largohet nga Bernabeu gjatë kësaj vere.

-Advertisement-

Sipas mediave kolumbiane, James tashmë ka nënshkruar para kontratë me Manchester Unitedin, skuadër kjo që do të paguaj 75 milionë euro për shërbimet e tij. /Express/

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy