⚽️Çfarë po ndodh te Shkëndija!
Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 19 May 2017
Shkëndija e Tetovës, përmes një komunikate, e ka sqaruar opinionin rreth arsyes së largimit të presidentit të deritashëm të klubit, Abdylmenaf Bexheti.
Ky është sqarimi i klubit tetovar.
“Përmes kësaj komunikate duam të njoftojmë publikun se vet- tërheqja e presidentit të klubit z. Abdylmenaf Bexheti nuk ka të bëjë me rezultatet e ekipit, pasi shkaku i angazhimeve të shumta në kompaninë “Ecolog” dhe në jetën e shoqërore, në mungesë të hapsirës kohore për tu përgjigjur kërkesave, tani më 6 muaj ka kërkuar të lirohet nga përgjegjësitë në klub.
Lidhur me informacionet e publikuara në disa mediume, ku thuhet, “Pas finales së Kupës së Maqedonisë kanë ndodhur ndryshime në kryesinë e klubit dhe ndryshim në postin e kryetarit të KF Shkëndija“, dëshirojmë të sqarojmë opinionin se:
Ndryshimet në strukturën udhëheqëse të KF Shkëndija, duke përfshirë edhe pozitën e kryetarit të klubit, nuk kanë të bëjnë me rezultatet e fundit të skuadrës dhe disfatën në finalen e Kupës. Rikonstruimi i udhëheqësisë ka filluar në vjeshtë të vitit të kaluar, më saktë në tetor dhe që atëherë kryetari i deritashëm Bexheti është tërhequr nga aktivitetet e përditshme në klub ndërsa nga fillimi i vitit ai i ka ndërprerë aktivitetet plotësisht. Pjesa formale, pra procedura e ndërrimit të drejtorit ekzekutiv/presidentit, në Regjistrin Qendror të RM-së është realizuar më 11 prill 2017. Publiku i gjerë do të informohej lidhur me ndryshimet që po ndodhin në menaxhment dhe në stafin teknik, sapo të përmbylleshin procedurat e formalizimit të tyre tek institucionet përkatëse zyrtare.
Me këtë dëshirojmë t’i hedhim posht të gjitha spekulimet ose keqinterpretimet në media ku aludohet se ndërrimi i kryetarit vjen tash si rrjedhojë e rezultateve jo të kënaqshme të skuadrës, sidomos pas dështimit për marrjen e trofeut në finalen e kupës.
Në periudhën e ardhshme udhëheqësia e Shkëndijës do t’i ndërmarrë të gjitha aktivitetet dhe masat e duhura që klubi t’i rrumbullakojë të gjitha ndryshimet e planifikuara për ta nisur në formë të kompletuar stinorin e ardhshëm. Lidhur me këto hapa dhe aktivitete opinioni do të informohet me kohë”.
Të tjera
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...
-
Armend Zemaj: Kosova në terr, Qeveria vazhdon mashtrimin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverin...
-
Gjendja në pikat kufitare, kolona të gjata te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë
Kolona të gjata dhe deri në dy orë po presin në vendkalimin kufitar te Dheu i...
-
Albin Kurti mban konferencë për media
Zyra për Media e kryeministrisë ka njoftuar se sot në orën 17:30, kryeministr...
-
Oficerë të FSK-së trajnohen në SHBA për menaxhimin e mbrojtjes
Tre oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agron Durmishi, Shpëtim D...