Sport

⚽️ Ylli shqiptar transferohet te Nice, do të jetë tandem me Mario Balotellin

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 16 June 2017

Admir Mehmedi pritet të bëhet shumë shpejtë me skuadër të re. Sulmuesi shqiptar i Zvicrës është pranë marrëveshjes me francezët e OFC Nice, shkruan “Corriere dello Sport”.

Lojtari do të kalojë në formë huazimi nga skuadra gjermane Bayer Leverkusen. Mehmedi në vitin 2015 kaloi në Leverkusen nga Freiburgu për tetë milionë euro.

Ai ka kontratë me klubin e njohur gjerman deri në vitin qershor të vitit 2019.

-Advertisement-

Tek Nice, Mehmedi do ta gjejë Mario Balotellin, të cilin njëherit do ta ketë konkurrent për një pozitë titullari në fazën e sulmit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera