Sport

⚽️ Xhaka ka një lajm fantastik për Kosovën (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 12 June 2017
Yjet shqiptarë të Kombëtares së Zvicrës kanë treguar se ku do t’i kalojnë pushimet gjatë kësaj vere.

Granit Xhaka, ka treguar se fillimisht me të dashurën e tij do të pushojë në Miami, ndërsa pastaj do të vizitojë edhe vendlindjen e tij Kosovën.

“Së pari me të dashurën time do të udhëtojmë për Miami, pastaj në Prishtinë. Me 8 korrik do të fillojë stërvitjet me Arsenalin”, tha Xhaka për Blick.

Për dallim nga Xhaka, ylli i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri nuk e di se ku do të jetë me pushime, por tregon se fillimisht do të qëndrojë në Zvicër, shkruan gazeta Express.

-Advertisement-

“Nuk e di se ku do të shkojë. Fillimisht do të qëndrojë në Zvicër”, tha Shaqiri.

“Pushimet i kam në fund të qershorit. Kohën do ta kalojë me familje në Zvicër dhe Ticino”, tha Admir Mehmedi.

Ndërsa, Blerim Xhemaili ka thënë se nuk ka pushime, pasi me skuadrën e tij Montreal është në mes të kampionatit.

“Nuk kam pushime. Të hënën do të udhëtoi për Montreal. MLS është ende duke u luajtur”, tha Xhemaili.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera