Sport

⚽️ Vokrri flet pas largimit të Berishës, mesazh Bunjakit

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 12 June 2017

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri nuk është në dijeni për vendimin e Besart Berishës për t’u larguar nga Kombëtarja e Kosovës, por në anën tjetër ka thënë se shumë shpejtë do të vendoset edhe për të ardhmen e trajnerit Albert Bunjaki.

Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha ka njoftuar se është larguar nga Kombëtarja dhe arsye për këtë është trajneri Albert Bunjaki, të cilin e akuzoi për mos profesionalizëm.

Por, për këtë vendim nuk është njoftuar kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili tha se nuk merret me vendime individuale.

“Nuk jam i informuar për vendimin e Besart Berishës, por nuk merrem me vendime individuale”, tha fillimisht Vokrri për Express.

-Advertisement-

Ai po ashtu foli edhe për të ardhmen e trajnerit Albert Bunjaki, ku tha se në ditët në vazhdim do të mblidhet Komiteti Ekzekutiv, ku do të analizojë dhe marr vendim për të ardhmen e tij.

“Në ditët në vazhdim do të mblidhet Komiteti Ekzekutiv, ku do të analizohet puna e secilit. Pastaj do të marrim një vendim, pasi nuk mund të vendosim ad hoc, aty për aty”, tha në fund Vokrri.

Bunjaki në gjashtë ndeshje zyrtare sa ka drejtuar Kosovën në kualifikimet për Kupën e Botës, ka marrë një barazim në ndeshjen e parë dhe është mposhtur në pesë ndeshjet e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera