⚽️ Si do të luajë Real Madrid-i pa Cristiano Ronaldo-n?
Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 17 June 2017
Lajmi i bërë publik nga portugezja “A Bola” se Cristiano Ronaldo i ka komunikuar presidentit Florentino Perez vendimin e pakthyeshëm se do të largohet nga Real Madrid-i ka tronditur si asnjëherë tjetër merkaton e transferimeve.
Ndërsa kanë vërshuar nga të katër anët spekulimet mbi destinacionin e mundshëm të portugezit, “Los Blancos” duhet të marrin masat për të mos qenë të papërgatitur në rast se ylli i tyre më i shndritshëm vendos të largohet.
Por si do të luajë Real Madrid-i pa Cristiano Ronaldo-n?
-Advertisement-
Përpara një jave kjo pyetje as që imagjinohej, por tashmë po bëhet kryefjala e ditës për drejtuesit e kampionëve të Europës. Ndërkohë “Goal” ka sjellë një variant mbi mënyrën se si do të rreshtohen “Los Blancos” pa CR7, pa përforcime.
Baza e skuadrës do të mbetej e paprekur me Toni Kroos, Luka Modric dhe Casemiro për të ruajtur ekuilibrin e 11-es dhe mbështetur sulmin.
Karim Benzema duhet të ruajë pozicionin e tij pavarësisht kritikave për një stil loje disi indiferent. Megjithatë performancat e francezit mbeten të pashoqe.
Isco ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon në kapacitetin për të mbështetur Benzema-n dhe Ronaldo-n, dhe mund të zëvendësohet numerikisht nga Gareth Bale.
Do të ishte shumë interesante të shihej një skuadër që të kishte në përbërjen e saj njëkohësisht Bale edhe Isco-n titullar, me forcën dhe shpejtësinë e uellsianit të kombinuara me teknikën dhe vizionin e andaluzianit.
Nën kontratë deri në 2021-in me Real Madrid-in për një pagë prej 50 milionë eurosh në vit, Ronaldo do ta bënte edhe më të pasur klubin në rast se largohet. Në këtë pikë kampionët e Spanjës do të shpenzonin fuqishëm. Përse jo për Kylian Mbappé? Real Madrid-i me përforcime.
Nëse boshti i skuadrës nuk do të ndryshonte, shpejtësia e Mbappé do t’i ofronte shumë mundësi taktike Real Madrid-it. Një ndryshim kokë më kokë me Cristiano Ronaldo-n mund të rezultojë efikas, por çfarë duhet bërë me Isco-n që është treguar dinjitoz duke fituar besimin e ofensivës madrilene këtë sezon?
Spanjolli mundet gjithashtu të luajë pas dy sulmuesve (një dyshe e mundshme franceze: Benzema dhe Mbappé), dhe opsionet do të jenë sërish të panumërta për Zidane.
Por për momentin largimi i mundshëm i Cristiano Ronaldo-s ngre më shumë pyetje se sa jep përgjigje.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...