Sport

⚽️ Pavarësia e Kosovës shfaqet në videon lamtumirëse të Tottit (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 27 May 2017
Francesco Totti, një legjendë e futbollit, të dielën do të luajë ndeshjen e fundit për klubin e Romës.

Totti debutoi si futbollist profesionist në vitin 1993 dhe kurrë gjatë karrierës nuk ka ndryshuar ngjyrat e klubit.

Në nder të largimit të “Princit të Romës”, ka pasur shumë mesazhe lamtumirës në të gjitha rrjetet sociale.

Ndërkaq, skuadra romake i ka renditur dhjetë gjëra që kanë ndodhur gjatë kohës sa italiani ka luajtur futboll, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Një prej tyre, mediat serbe e kanë marrë si ofenduese dhe ka të bëjë me Kosovën.

Në fakt, një prej ndryshimeve gjatë këtyre 24 vjetëve është shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe këtë klubi romak e ka renditur në vendin e dytë pas lansimit të iPod në vitin 2001.

Pas kësaj vijnë edhe lindja e Justin Bieberit, transmetimi i episodit të parë të serisë “Friends”, filmi i parë i serisë së filmave rreth Harry Potter dhe shpikja e Sony PlayStation.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy