⚽️ MKRS reagon ndaj shkrimeve për punimet në Stadiumin e Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 23 June 2017
Aty thuhet se “punët në stadiumin e Prishtinës janë duke u zhvilluar sipas të gjitha rekomandimeve që kemi pranuar nga UEFA për Kategorinë e IV-të të Stadiumeve sipas Rregullores së UEFA-së”.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e MKRS-së.
Bazuar në shkrimin lidhur me punimet në Stadiumin e Prishtinës: “Punëtorët bëjnë një gabim trashanik në Stadiumin e Prishtinës”, e sqarojmë opinionin e gjerë dhe futbolldashësit se ky konstatim nuk qëndron.
Sa i përket ngrohjes së fushës lojës (terrenit), ky pozicion nuk ka qenë fare i kontraktuar dhe i planifikuar që të përfshihet në punime në projektin e rinovimit të stadiumit të Prishtinës.
Punët në stadiumin e Prishtinës janë duke u zhvilluar sipas të gjitha rekomandimeve që kemi pranuar nga UEFA për Kategorinë e IV-të të Stadiumeve sipas Rregullores së UEFA-së. Në bazë të saj, stadiumi i Prishtinës, me dizajnin e ri, i plotëson kriteret e kërkuara që janë miratuar me 21 shtator të 2016-tës në Selinë e UEFA-së në Nyon nga gjithsej pesëmbëdhjetë ekspertë të fushave të ndryshme të ndërtimtarisë dhe aspektit funksional të objektit dhe sigurisë, kësisoj projekti është miratuar si tërësi.
Andaj, duam të sqarojmë gjithashtu për opinionin se, kompania e kontraktuar për ekzekutimin e punimeve nën mbikëqyrjen permanente të ministrisë, ka mandat dhe përgjegjësi për anën ekzekutive dhe cilësinë e punimeve të përcaktuara me kontratën e nënshkruar, pasi që projekti është duke u plotësuar vazhdimisht nga Projektuesit nën udhëzimet dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme edhe të Inspektorëve të UEFA-së.
E sigurojmë publikun se MKRS-ja është e përkushtuar ta përfundoj këtë investim sipas standardeve të UEFA-s dhe në afatin sa më të shpejtë të mundur, me qëllim që të përmbushen standardet e kërkuara që Kombëtarja e Kosovës dhe klubet e futbollit të Kosovës të zhvillojnë garat ndërkombëtare.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...