Sport

⚽️ Messi, më i miri ndonjëherë. Ronaldo, as në “top-5”

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 09 June 2017

“Voetbal International”, një revistë prestigjioze holandeze, e themeluar në vitin 1962, ka zgjedhur lojtarin Lionel Messi si më të mirë ndonjëherë.

Kjo ka ndodhur në edicionin e gjashtë të votimit për të zgjedhur përmes vitimit 100 lojtarët më të mirë në histori. “Voetbal” e vë Messin përpara Maradonës, fituesit të Kupës së Botës me Argjentinën në 1986, Cruyff, heroit lokal, dhe Pele e Di Stefano, dy lojtarët e tjerë, të përfshirë në “sallë pritjeje” të lojtarëve më të lartë në histori.

Messi, pesë herë fitues i “Topit të Artë”, që kërcënohet në këtë drejtim dhe në mënyrë të qartë nga Cristiano Ronaldo, është i njohur për karrierën e tij mbresëlënëse. 30 titujt e tij si lojtar i Barcelonës, përveç arit dhe medaljes olimpike me Argjentinën, në Pekin, në vitin 2008, janë një “palmares” për t’u admiruar nga kushdo. Cristiano Ronaldo, meqë ra fjala, nuk shfaqet as në “top-5” e kësaj renditjeje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera