Sport

⚽️ Mbappe ka një mesazh për të gjitha klubet e interesuara

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 23 May 2017

Mbappe ka thënë se do të largohet nga Monaco vetëm për një klub që i premton vendin e titullarit.
I riu i Monacos, Kylian Mbappe, ka insistuar se nuk do të transferohet atje ku ai nuk dëshiron dhe se do ta bëjë këtë vetëm atje ku i premtojnë minuta.

Mbappe është sensacioni i vitit. Ai ka shkëlqyer për Monacon gjatë gjithë sezonit dhe tashmë ka marrë edhe ftesë nga Franca, i cili debutoi gjatë këtij viti.

18-vjeçari mund të thyejë rekord në transferim gjatë verës, i cili lidhet me Real Madridin, Manchester Unitedin, Arsenalin, Liverpoolin e Manchester Cityn.

-Advertisement-

Por është Mbappe ai që ka bërë të ditur se nëse largohet nga Monaco, do ta bëjë për një klub që i premton atij vendin e titullarit.

“Do të marr vendim duke u bazuar në karrierën time sportive dhe karriera ime është në rend të parë para se gjithash. Jam në një moshë që duhet të luaj dhe kjo do të jetë në rend të parë”, tha ai për “beIN Sports”.

“Nuk jam 35 ose 36, moshë që më duhet të menaxhoj trupin tim. Kam ende për të mësuar. Ky vit ka qenë si një zbulim, derisa tani është koha për të konfirmuar gjithçka”, shtoi ai, i cili dëshiron t’i tregojë cilësitë e tij.

“Unë jam i vetmi ai që do të vendosi për të ardhmen dhe nuk do të shkoj atje ku unë nuk dua”, përfundoi Mbappe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera