Sport

⚽️ Marine Le Pen jo vetëm kundër shqiptarëve, del edhe kundër Zidanit!

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 29 April 2017

Kandidatja për presidente të Francës, Marine Le Pen ka dalur kundër trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane. Ajo i është përgjigjur atij pas një deklarate që kishte kritikuar Frontin Kombëtar, parti të cilën e përfaqëson Le Pen.

Zizu kishte thënë se populli francez duhet ti shmanget votimit të Frontit Kombëtar pasi që është ekstrem dhe se Franca nuk ka nevojë për udhëheqës të tillë.

“Zidane ka kapacitet të mjaftueshëm financiar dhe me siguri që është për Macron në zgjedhje. Ai dhe të tjerët të pasur duan që të shpëtojnë pasurinë që ka fituar vetëm në saje të talentit dhe asgjë më shumë. Por, Zidane dhe të pasurit do të jenë humbës” ka thënë Le Pen.

-Advertisement-

Kujtojmë se Le Pen është shprehur publikisht edhe kundër shqiptarëve dhe se ka paralajmëruar tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës në rast se shpallet presidente e Francës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera