Zyrtari i UEFA-s, Trygve Borno ka vizituar stadiumin e qytetit në Prishtinë për të parë nga afër ecurinë e punimeve sipas kategorisë së katërt bazuar në rregulloren e shtëpisë së futbollit evropian.
Është drejtori i Departamentit të Sportit, Ibër Alaj që ka njoftuar për këtë vizitë, derisa ka publikuar edhe disa foto nga vizita e Bornos, transmeton Gazetasheshi.com.
Gjithsesi, pamjet tregojnë se në stadiumin e Prishtinës është punuar dukshëm, por ka ende për t’u bërë.