⚽️ Këshillat e legjendës botërore të futbollit për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 19 June 2017
Ka dëgjuar për Kosovën. Madje është i gatshëm të vijë nga Brazili në Prishtinë për të na dhënë këshilla se si ta zhvillojmë futbollin në vendin tonë. Thotë se nëse kosovarët duan, atëherë është i gatshëm t’ua bëjë edhe një akademi allabraziliane.
Ose disa të rinj kosovarë mund t’i dërgojë në klube braziliane për të ushtruar. Kampioni botëror me Brazilin, shoku i Peles dhe mesfushori i krahut të majtë më i mirë në histori të futbollit, Jonas Eduardo Americo, i njohur si legjendari Edu, ka folur për gazetën “Zëri”.
Kosova po i bën ende hapat e parë pas pranimit në UEFA dhe FIFA dhe vendi ynë ka nevojë më shumë se çdokush tjetër për këshilla dhe për të mësuar nga të tjerët.
E njëri prej atyre që është i gatshëm të ndihmojë dhe t’i tregojë të gjitha ato që i di, për vendin tonë, është edhe legjenda braziliane, Jonas Eduardo Américo, i njohur në botë si Edu.
Edu thotë se falë mikut të tij dhe menaxherit të njohur brazilian, Joe Borbely, i cili javë më parë qëndroi në Kosovë, e ka kuptuar më shumë për vendin tonë, për të cilin në të kaluarën as që ia kishte idenë se ku gjendet.
“Vetëm së fundmi kam dëgjuar për Kosovën nga miku im special dhe menaxheri personal, Joe Borbély, i cili e ka vizituar Kosovën dhe Shqipërinë, për t’i bërë disa lidhje për projekte të futbollit për të ardhmen. Por, gjatë karrierës time kam luajtur kundër ish-Jugosllavisë dhe e di se historia në Ballkan është mjaft e komplikuar për ta kuptuar ne brazilianët. E di se legjenda kosovare, Fadil Vokrri, ka luajtur për klubet e njohura Partizan dhe Fenerbahçe, ndërsa tash është president i FFK-së. Njerëz të tillë mund ta ndihmojnë shumë futbollin në vendin tuaj nga pozitat e tyre”, thotë fillimisht 67-vjeçari.
Ai madje shprehet i gatshëm ta vizitojë vendin tonë për t’i shpalosur ato që di.
“Jam gjithmonë i hapur për sfida të reja dhe me kënaqësi do ta vizitoja Kosovën nëse marr ndonjë ftesë ose nëse do të mund ta realizoja ndonjë projekt promocional apo ndonjë akademi braziliane të futbollit për fëmijë dhe të rinj. Unë punoj me akademi në Brazil dhe në të kaluarën kam ndihmuar me këshilla lojtarë të mëdhenj si Robinho, Neymar dhe shumë të tjerë. Është mjaft e rëndësishme për klubet që ta kenë një akademi të mirë me trajnerë të mirë dhe me staf metodik”, shprehet ai.
Sipas tij, në jetë është mjaft e rëndësishme të shkosh përpara dhe të mos shikosh prapa.
“Dje ishte histori dhe nesër është e ardhme, vetëm kjo ka rëndësi. E njëjta gjë është edhe në futboll. Njerëzit e mëdhenj krijojnë gjëra të mëdha. Fokusohuni në gjëra pozitive, mendoni dhe punoni pozitivisht dhe rezultati i mirë do të arrijë. Ju uroj të gjitha të mirat Kosovë. Faleminderit”, përfundoi Edu.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...