Sport

⚽️ Kaka zbulon sekretin e suksesit të Cristiano Ronaldos

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 01 June 2017
Leite Kaka ka zbuluar një sekret të Cristiano Ronaldos.

Ish ylli i Real Madridit, ka zbuluar sekretin e suksesit të ish bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldos.

Ronaldo është njëri ndër futbollistët më të suksesshëm në histori të futbollit, me katër trofe të Topit të Artë të fituara.

“Cristiano është një profesionist i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Kaka, përcjell lajmi.net.

-Advertisement-

“Ai kujdeset shumë për trupin e tij, ushqimin dhe përpiqet të fle. Sigurisht që është një lojtar shumë i talentuar dhe ka motiv për të fituar çdo gjë, për ta fituar çdo vit Topin e Artë, kjo e mban në motivim dhe përpiqet çdo herë të shënojë sa më shumë. Kjo është diçka që tregon se ai është shumë i fortë në mendjen e tij”, ka shtuar ish futbollisti më i mirë i botës në vitin 2007.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera