Sport

⚽️ Ish sulmuesi i Valencias transferohet te Kukësi (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 07 June 2017

Skuadra e Kukësit ka arritur marrëveshje me sulmuesin brazilian, Vinicius Araujo, ku shumë shpejtë pritet edhe zyrtarizimi.

Kukësi do tentojë me çdo kusht kalimin e turit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve dhe objektivi kryesor është faza e grupeve në Europa League.

Por për të shkuar kaq larg, duhen bërë përforcime të mëdha. Në këtë drejtim, Kukësi nuk kanë mbetur pas, ndërsa kanë arritur marrëveshje me një futbollist të nivelit të lartë.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për Vinicius Araujo, i cili ka qenë pjesë e Valencias që në moshë të re, madje në sezonin 2013-2014 ka qenë pjesë e ekipit të parë të gjigantit spanjoll, duke luajtur 6 ndeshje.

Pas atij sezoni spanjollët e dhanë borxh në Belgjikë te Standardi i Lieg, e më pas te Cruzeiro, e së fundi e lanë të lirë dhe aktualisht është pjesë Recreativo Huesca, në ligën e dytë të Spanjës.

Sulmuesi i krahut të djathtë edicionin e fundit ka zhvilluar 19 takime dhe ka shënuar 3 gola.

Prej ditësh, drejtuesit e Kukësit po negociojnë me menaxherin e lojtarit, ku palët kanë folur dhe për detajet, me të cilat kanë rënë dakord.

Gazeta Panorama Sport mëson se shumë shpejt do të vijë dhe zyrtarizimi i këtij transferimi të bujshëm i ish-lojtarit të Valencias.

Fakti që Kukësi luan në garat më prestigjioze evropiane, ka joshur shumë futbollistë të huaj, pasi e shohin si “trampolinë” për të kaluar në ekipe tjera më të mëdha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera