Sport

⚽️ Inter do të luajë me këtë formacion

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 14 June 2017

Luciano Spalletti e ka konfirmuar se Interi i tij do të luajë me formacioni 4-2-3-1
Skuadra e Interit viteve të fundit ka humbur identitetin e lojës me ndërrimin e shpeshtë të trajnerëve.

Por, ky nuk do të jetë një problem për trajnerin e ri Luciano Spalletti, i cili e konfirmoi se do të luajë me formacionin 4-2-3-1.

“Do të sjell përvojën time në Inter, por për sa kohë nuk ndërrojnë formacionet e fushës, 4-2-3-1 është formacioni me të cilin do të luajë”, tha Spalletti gjatë konferencës për media, ku u prezantua si trajner i Interit.

-Advertisement-

“Ky formacion nxjerr më të mirën e skuadrës, duke qenë i balancuar, lejon skuadrën të sulmojë dhe të marrë rezultatet e duhura, sepse për të fituar na duhet shënuar shumë gola”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera