⚽️ Festa me prostituta që Real Madrid të nënshkruante me francezin
Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 01 June 2017
Një nga zbulimet më befasuese të “Football Leaks”, kanë pasur lidhje me taktikat që fondi i investimeve në futboll,
“Doyen Sports” përdorte për të tunduar dhe bindur klubet që të paguanin klauzolën e transferimit të mesfushorit të përfaqësueses franceze Geoffrey Kondogbia, gjatë verës së vitit 2013. Doyen Sports bleu 50% të të drejtave të futbollistit në verën e vitit 2012, kur rregullorja e FIFA-s, lejonte ende pronësinë nga palë të treta mbi futbollistët.
Bosi i Doyen Sports, Nelio Lucas, besonte, se në vijim të fitores nga Kondogbia të Kupës së Botës U20, kishte ardhur koha që të bindte një klub për të nënshkruar me futbollistin një kontratë duke paguar gjithashtu edhe klauzolën e largimit në shumën 20 milionë euro, që asaj kohe mbahej nga Sevilla.
Biznesmeni portugez besonte fiks më datë 6 Gusht 2013 ishte koha e duhur. Ai ishte në Miami, në të njëjtën kohë dhe njëlloj si presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, të cilin mendoi se mund ta bindë.
Por si mendoi ai ta bënte atë gjë? Duke realizuar një festë me prostitute, të paktën sipas mesazheve në “WhatsApp” të zbuluar nga investigimi i Football Leaks. Cila ishte karta e tij nën mëngë? Realizimi i një feste në një apartament luksoz prej plot 650 m2. Mediapart publikoi një seri të mesazheve, si pjesë e një bashkëbisedimi të zhvilluar në “whatsApp” mes Lucas dhe një prej ortakëve të tij, një personi të quajtur Arif Efendi, që më vonë detajon metodën e si ‘Doyen Sports’ bën biznes.
Një mesazh specifik në “WhatsApp” mes Efendi dhe Lucas, i datës 6 Gusht 2013 citon: “Unë jam në Miami. Mbrëmë ishte çmenduri. Mblodha disa presidentë dhe madje edhe Florentino erdhi. Shumë qesharake. Ai hoqi kollaren dhe kërceu”. Por, vetë presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ku u kontaktua nga vetë media në fjalë, ka mohuar të ketë marrë pjesë në festën e aluduar në raport.
Të tjera
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...