Sport

⚽️ Dy lojtarët e parë largohen nga Juventus

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 05 June 2017

Juventus do të largojë disa lojtarë gjatë kësaj vere.

Drejtuesit e Juventusit dëshirojnë të përforcojnë skuadrën për edicionin e ardhshëm, pasi besojnë se kështu do të mund të kthehen sërish për të luftuar për titullin e Ligës së Kampionëve.

Por, para se të transferojnë, Juventus fillimisht do të shes disa lojtarë, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet për të ardhmen.

-Advertisement-

Sipas Corrierer dello Sport, Juventus tashmë ka vendosur për dy lojtarët e parë që do të largohen dhe ata janë dy mesfushorët Mario Lemina dhe Kwadwo Asamoah.

Lemina po kërkohet me ngulm nga skuadra spanjolle Valencia, ndërsa Asamoah pritet të transferohet në Premierligë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera