Sport

⚽️ Dështon blerja e madhe e Juventus, arsyeja e dhimbshme! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 19 July 2017

Tashmë gjithçka është zyrtare pasi Juventusi ka hequr dorë nga blerja e Patrik Schick i cili pas dy provash nuk ka kaluar testet mjekësore për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Patrik Schick praktikisht në letra mbetet lojtar i Sampdorias, ndërsa për shkak të privatësisë nuk bëhen me dije problemet shëndetësore që ka 21-vjeçari, shkruan “TuttoSport”.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi çek ka probleme me zemrën prandaj shumë shpejt do t’i nënshtrohet analizave shëndetësore më të specifikuara.

-Advertisement-

Kujtojmë që për kartonin e Schick, Sampdoria i ka kërkuar “Zonjës së Vjetër” plot 30.5 milionë euro.

Për Schick ka pasur interesim nga: Inter, Roma, PSG, Tottenham dhe Everton por tashmë lojtari duhet t’i kushtojë vëmendje shëndetit të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera