Sport

⚽️ CR7 kritikon tifozët e Realit, thotë se kjo gjë si ka ndodhur te Unitedi

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 01 June 2017

Cristiano Ronaldo ka kritikuar tifozët e Real Madridit, për fishkëllimat drejtuar lojtarëve të tyre.

Tifozët e Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’, jo rrallë herë kanë fishkëllyer lojtarët e tyre pas paraqitjeve jo të mira, sidomos yllin e skuadrës së tyre, Cristiano Ronaldon.

Portugezi në një intervistë ka dalë kundër tifozëve të Realit, duke thënë se një gjë e tillë kurrë nuk i ka ndodhur derisa ishte pjesë e Manchester United.

-Advertisement-

“Të kritikohesh në stadiumin tënd nga tifozët nuk është normale, në Manchester United kjo kurrë nuk ka ndodhur”, ka deklaruar Ronaldo.

Ronaldo pikërisht nga Manchester United në verën e vitit 2009, për 90 milionë euro iu kishte bashkuar Real Madridit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera