⚽️ Calderon zbulon prapaskenën: Ja si e solla Ronaldon te Reali 8 vite më parë!
Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 17 June 2017
Cristiano Ronaldo kërkon një rikthim historik e të jashtëzakonshëm te Manchester United.
Ish-trajneri i tij te Manchester United, Sir Alex Ferguson mund të jetë çelësi i këtij transaksioni mbreslënës. Madje edhe ish-presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon pranon se CR7 ka United-in në zemrën e tij. Ronaldo shtangu të gjithë botën e futbollit kur një ditë më parë, u citua nga mediat portugeze, të ketë thënë se ishte i vendosur të largohet nga Real Madrid.
Dhe Calderon, i cili bleu Ronaldon në vitin 2009, për transferimin më të shtrenjtë në histori në atë periudhë, për vlerën e £80milionë, është i bindur se ylli portugez është ende në dashuri me “Djajtë e Kuq”.
Në një intervistë ekluzive dhënë për “SunSport”, Calderon zbuloi: “Më kujtohet kur nënshkrova me Cristianon, ai më telefonoi mua dhe më tha se te Manchester United të gjithë ishin shumë të lumtur dhe të sjellshëm me atë. Sir Alex Ferguson ishte si një baba dhe se ai dashuronte tifozët. Klubi ka qenë shumë i rëndësishëm në karrierën e tij. Manchester United është një klub që ai e ka në zemër”. Ronaldo dhe Ferguson mbeten miq shumë të ngushtë dhe u ritakuan këtë fillim muaji në finalen e Champions League në Cardiff, kur në përfundim të ndeshjes, ish-trajneri i akordoi çmimin e futbollistit më të mirë të ndeshjes.
Ronaldo dëshiron të largohet nga Madrid, i bindur që klubi dështoi në mbështetjen ndaj tij në lidhje me çështjet dhe akuzat për evazion fiskal për shumëne £13 milionë. Thuhet dhe pretendohet se vendimi i tij për tu larguar nga Bernabeu pas tetë vitesh është i parevokueshëm.
“Kisha të njëjtën situatë me Manchester United kur ai vendosi të largohej dhe unë nënshkrova me atë. Ai thotë se dëshiron të largohet dhe aq, si president nuk mund të bësh asgjë tjetër veçse ta lësh të ikë dhe të mundohesh të marrësh ofertën më të mirë të mundshme. Jam i sigurtë që Cristiano nuk do të largohet nga Europa. Nuk mendoj se do të shkojë të luajë në Kinë apo në lindjen e mesme. Ai është në formë perfekte dhe po luan shumë mirë. Ronaldo do të kushtojë më shumë se Paul Pogba, sepse është futbollist më i mirë. Çdo kush që e dëshiron atë, duhet të jetë i përgatitur të paguajë shumë para”, vijoi Calderon.
Ronaldo nënshkroi një kontratë të re 5-vjeçare në Nëntor, me vlerë prej £365,000 në javë, por United mund ta barazojë atë shumë. Kuptohet që ka një klauzolë prej £870 milionë në kontratën e tij, por realisht Real do të dëshirojë të arkëtojë £150 milionë. United nga ana tjetër nuk do të dëshirojë të paguajë aq për 32-vjeçarin, por portieri David De Gea, mund të përdoret për të realizuar këtë transaksion me më pak shpenzime.
Trajneri Jose Mourinho do të ketë fjalën përfundimtare, me të cilin Ronaldo nisi të krisej në marrëdhënien e tij, para se “special onë” të largohej nga Real Madrid. Gjithsesi, drejtori i klubit, Sir Alex Ferguson mund të zbusë rrugëtimin e Ronaldos drejt Old Trafford. Ish-trajneri deklaroi pas largimit të Ronaldos drejt Real Madrid, se ishte i bindur që një ditë ylli i futbollit botëror do të rikthehej në klubin e “Djajve të Kuq”
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...