Sport

⚽️ Berisha viziton klubin e Superligës në Kosovë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 23 June 2017

Etrit Berisha që luan për skuadrën italiane në Serie A, Atalanta dhe është pjesë e Kombëtares shqiptare, sot i ka bërë një vizitë KF Feronikelit.

Etriti, i shoqëruar nga portieri ynë Flamur Neziri, u mirë prit nga presidenti i klubit z.Ekrem Elshani dhe menaxheri i skuadrës Ilir Demaku.

Takimi ishte i karakterit miqësor ku i diskutuan tema rreth futbollit kosovar. Etriti me përvojën e tij ndërkombëtare dha ide interesante për klubin tonë që ne mund ti aplikojmë në vijim.

-Advertisement-

Me këtë rast presidenti Elshani, falënderoj Etritin për vizitën dhe i uroj suksese në klubin e Atallantas dhe Kombëtaren Kuq e Zi.

Për gardianin tonë krenar e krejt shqipetarve Nikli kishte përgatitur fanelën zyrtare të klubit me mbishkrimin “E.Berisha”, thuhet në fund të njoftimit të Feronikelit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera