Sport

⚽️ Batatina vjen me një deklaratë të çmendur para finales ndaj Besës!

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 31 May 2017

Dy skuadra të mirënjohura, Llapi nga Podujeva e Besa e Pejës,  janë në ethet e finales së madhe të Digitalb Kupa e Kosovës në futboll, e cila luhet sot në orën 16.30 në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, beson se djelmoshat e tij do të dalin fitimtarë. Ai tregon se ku janë edhe pikat më të forta të skuadrës së tij kundër pejanëve: “Te loja kolektive dhe përgatitja fizike, janë përparësitë tona gjithashtu edhe te motivi për t’u inkuadruar në gara Evropiane”.

A jeni të kompletuar dhe a është motivi në nivelin më të lartë? “Jemi të kompletuar, por për motiv nuk ka psikolog që mundet me konstatuar aq i lartë që është, sepse luftojnë për qytetin, për Klubin, për ‘Legjendat’ dhe për profesionalizmin e tyre, për të marr pjesë në garat Evropiane dhe për ta promovuar edhe veten e tyre”, ka thënë Batatina.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera