Sport

⚽️ Abedin Zeka ‘bombardon’ me këtë deklaratë

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 19 May 2017

Ashtu siç kanë vlerësuar gjithë kampionatin posaçërisht pjesën pranverore, kur çdo gjë ishte marr në konsiderate ishte planifikuar edhe realizuar, mitrovicasit janë duke punuar me ngulm që të jenë sa më të përgatitur sepse janë të bindur se nuk do të dalin në garat evropiane vetëm si turistë.

Krerët e klubit janë të bindur në këtë skuadër, me ndonjë përforcim eventual ata synojnë të lënë gjurmë në garat evropiane, pasi edhe ashtu do të shkruajnë historinë si skuadra e parë kosovare që merr pjesë në kualifikimet pët kupat evropiane.

Ajo që dihet është fakti, se pas shumë viteve të investimeve dhe mbajtjes gjallë të këtij sporti, tash po shihet drita në tunel, që mjetet e investuara të kthehen, pasi arka e “minatorëve” do të mbushet.

-Advertisement-

Të gjithë futbollistët janë optimist , ashtu sikurse edhe shtabi teknik dhe numri një i skuadrës kryetari Abedin Zeka që është më meritori së bashku me disa donatorë tjerë që kjo skuadër është këtu ku është tash kampion i Kosovës.

Zeka mendon se përkundër sfidave dhe dallimeve që mund të ketë ’89-shi me skuadrat tjera që do marrin pjesë në kualifikime, skuadra e tij nuk do të dalë në Evropë vetëm si turistë, pasi kanë ambicie të shkojnë përpara.

“Sigurisht, tash e tutje do të rritet buxheti i klubit dhe do t’i kemi punët edhe më mirë financiarisht dhe në kushte. Do të kemi më shumë të hyra nga marketingu, e mbi të gjitha nga UEFA. Lojtarët do të kenë kushte më të mira”, ka thënë fillimisht Zeka.

“Ne do ta kërkojmë minimumi kalimin e rundit të parë të Ligës së Kampionëve, por do të mundohemi të jemi të suksesshëm edhe në atë të dytë, kështu që me pak fat besoj se mund të lëmë gjurmë në anale të futbollit tonë”, shtoi ai.

Ajo që është e sigurt tash është se Trepça ’89 me titullin kampion dhe pjesëmarrjen në ndeshjen e parë kualifikuese automatikisht do të jetë më e pasur për rreth 500 mijë euro. Në rast se e kalon rundin e parë, ’89-shi do të shpërblehet nga UEFA edhe me 320 mijë euro për kalimin në rrethin e dytë, ndërsa kualifikimi eventual në rundin e tretë do t’i pasuronte mitrovicasit edhe me 420 mijë euro të tjera.

Me këtë rast Trepça ’89 do ta kalonte njëmilionëshin e përfitimeve, një shumë e jashtëzakonshme kjo. Zeka mendon se përveç obligimit si përfaqësues i futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare futbollistët e Trepça ’89 kanë edhe motiv shtesë stimulimi që pasohet nga secili raund i kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera