⚽️ 10 gjëra që duhen parë në Kupën e Konfederatave 2017…
Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 17 June 2017
Kupa e Konfederatave 2017 fillon në Rusi, ditën e shtunë (sot), do të jenë provat e përgjithshme për Kupën e Botës, që do të zhvillohet verën e ardhshme. Gjashtë kampionët e kontinenteve të ndryshëm, plus fituesit e Kupës së Botës 2014 dhe vendi organizator do të garojnë në dy grupe me nga katër ekipor, dy dy të parat do ë shkojnë në gjysmëfinale. “Telesport.al” po jo paraqet 10 gjëra për të cilat janë vlen ta ndjekësh veprimtarinë që do të zgjasë 17 ditë.
Brezi i ardhshëm i Gjermanisë
Kampionët e Botës nuk kanë marrë skuadrën më të fortë të mundshme në Rusi, por ata që kanë udhëtuar me ekipin mund të konsiderohet si brezi i ardhshëm që do të synojë të mbajnë Gjermaninë atje ku është aktualisht, në majën e futbollit botëror. Katër futbollistët për t’u parë veçmas janë Julian Draxler i PSG, Julian Brandt i Leverkusen, Niklas Sule, që kaloi nga Hoffenhaim te Bayen dhe Timo Werner i RB Leipzig, autor i 20 golave në Bundesligë…
Bernando Silva…
Manchester City ka paguar 50 milionë euro për të marrë organizatorin e Monaco dhe tifozët e kësaj skuadre do të ketë mundësinë ta shohin në Kupën e Konfederatave me Portugalinë, pasi mungoi në Europianin e fituar në vitin e kaluar. 20-vjeçari konsiderohet si një nga talentet më premtues të veprimtarisë që do të zhvillohet në Rusi.
Cristiano Ronaldo…
Futbollisti më i mirë i botës padyshim që mbetet një nga protagonistët kryesorë të “RUSI 2017”. Vendimi i tij për t’u larguar nga Real Madrid, edhe pas dy Champions League të fituara radhazi, ka sjellë befasi në të gjithë botën dhe sytë do të jenë të përqendruar te sulmuesi që është shumë pranë triumfit për herë të pestë në garën me Messi për “Topin e Artë”.
Kili…
Eshtë skuadra që ka fituar dy edicionet e fundit të Kupës së Amerikës dhe mund të krenohet me disa nga lojtarët më të mirë amerikano-latin në qarkullim, ku “ylli” është Alexis Sanchez, e ardhmja e të cilit nuk është vendosur. Ai mund të kalojë nga Arsenal te Bayern Munich ku do të gjente Arturo Vidal, shokun e tij te Kili, një tjetër personazh në Kupën e Konfederatave.
Pritësit…
A është Rusia në lartësinë e duhur për të konkurruar në botërorin e shtëpisë gjatë verës së ardhshme? 12 muaj më parë, rusët nuk kaluan grupet në Euro 2016 dhe kanë fituar vetëm 3 nga 15 ndeshjet e fundit që kanë zhvilluar. Aleksandr Golovin dhe Aleksei Miranchuk janë mesfushorët e talentuar me të ardhme të sigurt, ndërsa sytë në sulm janë nga Fedor Smolov, golashënuesi më i mirë i kampionatit rus.
Vladimir Putin…
Presidenti rus tha “tifozët presin më shumë” nga skuadra e tyre kombëtare dhe ka kërkuar nga futbollistët që të luajnë “si luftëtarë”. Si do ta përballojnë ata presionin? Ndoshta prania e Putin në stadium do të jetë motivuese ose demoralizuese për futbollistët rus. Koha do ta tregojë.
Australia…
“Kangurët” nuk kanë humbur asnjë nga tetë eliminatoret e luajtura për Kupën e Botës dhe trajneri i tyre ka thënë se kërkon të fitojë Kupën e Konfederatave. Aaron Mooy, i cili kaloi nga Citi te Huddersfield për 10 milionë euro dhe 37-vjeçari, ish-Everton, Tim Cahill, janë pikat e forta të Australisë.
1 miliardë euro stadium…
Katër nga stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Botës në verën e ardhshme do të përdoren për këtë edicion të Kupës së Konfederatave. Ndeshjet do të luhen në Moskë, Shën Petërsburg, Sochi dhe Kazan. Vëmendja do të jetë e përqendruar te “Zenit Arena”, krejtësisht i ri. I vetmi stadium në botë që ka kushtuar 1 miliardë euro. Do të ketë kapacitet 70 mijë vendësh.
Ana e errët e Rusisë…
Huliganizmi është një problem shumë i madh dhe i mirë dokumentuar në Rusi. Janë më shumë se 200 rusë të dënuar nga prania në stadiume, por me problemet e shumta të treguara edhe jashtë kufijve, ky numër duhet të rritet
Chicharito…
Ish-sulmuesi i Manchester United, Javier “Chicharito” Hernandez mbetet një hero në vendin e tij edhe pse ka ikur nga “Old Trafford”. Sulmuesit të Leverkusen i duhen vetëm tre gola për të arritur shifrën e 50 golave, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit meksikan.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...