Sport

​Zidane pranë shkarkimit nga Real Madridi

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 23 October 2020

Ndeshja kundër Barcelonës do të jetë shumë e rëndësishme për Zidanen, dhe në qoftë se rezultati nuk është në favor të tij atëherë ai mund të shkarkohet nga krerët e Real Madridit.

Zinedine Zidane është pranë shkarkimit nga detyra e trajnerit tek “Galaktikët” nëse skuadra e tij nuk sjell rezultate pozitive në dy ndeshjet e ardhshme, raporton “l’Equipe”.

Madridi janë vetëm një pikë larg vendit të parë në La Liga me një ndeshje më pak në duar, por kanë pësuar dy humbje të tmerrshme radhazi kundër Cadiz në ligë dhe Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve.

-Advertisement-

Ndeshja e radhës është “El Clasico” në Barcelona, ku pas kësaj do të udhëtojnë drejt Borussia Monchengladbach në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera