Të zbatohen menjëherë të gjitha masat nga Pakoja Emergjente Fiskale
Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 20 May 2020
Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë shprehin shqetësimin e tyre lidhur me ndikimin negativ që masat kufizuese në aktivitetin ekonomik me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID19 kanë pasur në ndërmarrjet në Kosovë.
Të tri organizatat që përfaqësojnë interesat e sektorit privat, nënshkruese të kësaj deklarate, besojnë që me qëllim të zbutjes së efekteve negative në operacionet e ndërmarrjeve dhe punonjësve të goditur, Qeveria në detyrë duhet të zbatojë në tërësi dhe sa më shpejtë të jetë e mundur të gjitha masat nga Pakoja Emergjente Fiskale.
OEK, OEAK dhe KIE theksojnë se për shkak të masave kufizuese brenda vendit por edhe në zinxhirët rajonalë e ndërkombëtarë të furnizimeve shumë ndërmarrje prodhuese që operojnë në Kosovë po përballen me vështirësi të shumta ndërsa një numër i tyre edhe kanë ndërprerë aktivitetin e tyre në plotni. Këto vështirësi lidhen edhe me rënien e kërkesës brenda e jashtë vendit në rastin e ndërmarrjeve që eksportojnë. Rënia e të hyrave të këtyre ndërmarrjeve e bën më të vështirë mbulimin e shpenzimeve operative, përfshirë këtu edhe pagat, e kjo rrjedhimisht rrezikon reduktimin e pagesës për punonjësit ose edhe mbylljen e vendeve të punës, por edhe thellimin e deficitit tregtar të vendit.
Për të mbështetur ndërmarrjet eksportuese, edhe ashtu të pakëta në numër, Ministria e Financave dhe Transfereve duhet që menjëherë të nisë me zbatimin e masës numër 13 për mbështetjen e eksportuesve në Kosovë, për çfarë kërkohet nga MEPTINIS që me urgjencë të nisë procesin e konsultimit me MFT, KIESA, ATK, Doganën dhe odat ekonomike për përcaktimin e kritereve për ofrimin e përkrahjes për eksportuesit nga Kosova, siç parashihet me planin operacional pë zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale.
Vonesa në disbursimin e shumës prej 10 milionë eurosh për eksportuesit do ta minimizojë efektin e mundshëm të tyre në ekonomi për shkak të eskalimit të dëmeve te këto ndërmarrje, të cilat kanë luajtur rol të çmueshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, në kushte të barrierave të shumta me të cilat janë përballur, si dhe me paragjykime të shumta që lidhen me perceptimin jo të mirë për Kosovën.
Në fund, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë, duke ritheksuar edhe një herë nevojën e veprimit të shpejtë, përsërisin zotimin e tyre të sinqertë për partneritet konstruktiv me Qeverinë në detyrë.
Të tjera
-
Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit tw Zi tregon realitet të ri
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vota kundër Kosov...
-
Osmani e Statovci ishin për iftar në mensën e studentëve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në gru...
-
Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW
Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë so...
-
Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike,...
-
Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Ma...
-
Moti në Kosovë me diell
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë....
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...