Lajme

​Shtyhet Komisioni për Bujqësi, shkak Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 13 October 2020

Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis është shtyrë për javën e ardhshme.

Në këta mbledhje ishte paraparë të njoftohen anëtarët për problemet me grumbullimin e qumështit nga ana e fermerëve të Kosovës, ku i ftuar ka qenë kryetari i Këshillit koordinues të fermerëve të qumështit, Ramadan Memaj.

Shtyrja e Komisionit, siç merr vesh KosovaPress është bërë me kërkesë të kryetarit të këtij Komisioni, Liburn Aliu, pasi ky i fundit ka pasur kontakt me një të infektuar me Covid-19.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera